Ish kryeministri Sali Berisha ka humbur gjyqin kundër shpalljes së tij non grata në Londër.
Në vendimin e gjykatës, të zbardhur nga NeWs24, renditen edhe arsyet se përse Britania mori vendimin për shpalljen e tij non grata, arsye që variojnë nga korrupsioni në ndërhyrjet në zgjedhje dhe hetimi për Fazlliç.
Pjesë nga vendimi:
Arsyet se përse u mor vendimi për shpalljen non grata:
Raportimi i brendshëm tregon keqpërdorimin e pushtetit të Berishës në proceset gjyqësore dhe mbikëqyrjen e paligjshme të kundërshtarëve politikë.
Korrupsioni i përhapur nga Berisha dhe qeveria e tij, veçanërisht duke iu afruar zgjedhjeve të 2013-ës
Raportimi i brendshëm ofron një pamje të qëndrueshme dhe të qartë të korrupsionit të përhapur gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së Berishës, por veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 2013. Kjo u përdor për të çuar përpara interesat e tij, për të ndihmuar aleatët e tij dhe për të blerë mbështetje politike.
Kontrolli i rreptë politik i Berishës dhe dominimi i qeverisë së tij
Është me rëndësi, raportimi i brendshëm tregon se korrupsioni i përhapur i qeverisë së tij nuk mund të kishte ndodhur pa dijeninë dhe autorizimin e Berishës duke pasur parasysh kontrollin e tij personal mbi qeverinë.
U shqyrtuan përfaqësimet e Dr. Berishës, duke përfshirë veçanërisht hapat që pretendohet se janë ndërmarrë për të trajtuar korrupsionin dhe përfshirjen e politikanëve të tjerë në korrupsion. Kjo u vlerësua si jo relevante, sepse edhe nëse do të ishte e vërtetë se të tjerë (si pasardhësi i tij në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha) ishin përfshirë në korrupsion, kjo nuk do të thotë se Dr. Berisha nuk kishte.
Ndërhyrja në hetimin për Fazlliç:
Fazlliç, ishte mik dhe këshilltar zgjedhor i vajzës së Berishës.
Vështrim për faktin se hetimi ishte subjekt i presionit të fortë politik mbi zyrën e prokurorisë nga qeveria dhe Berishës dhe raportimi i brendshëm për të njëjtin efekt. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit i vitit 2008 arriti në të njëjtin përfundim.
Berisha pretendon hetimi për Fazlliç nuk ka vërtetuar asnjë keqbërje nga ai.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co