
Presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend, për herë të dytë që kur mori detyrën në nëntor.
E para ishte në janar, me qëllim që të mundësohej një koordinim më i mirë midis ushtrisë dhe policisë për të luftuar krimin.
Më herët gjatë javës, Presidenti Noboa nisi masat emergjente për t’u marrë me krizën energjetike , duke përfshirë ndërprerjet e planifikuara.
Gjendja e jashtëzakonshme këtë herë do të zgjasë 60 ditë. Gjatë kësaj kohe forcat e ushtrisë dhe policisë do të vendosen për të ruajtur infrastrukturën energjetike të vendit, sipas dekretit presidencial.
Për shkak të thatësirës, e cila është pjesërisht për shkak të fenomenit të motit El Nino, nivelet në digat hidroelektrike që prodhojnë pjesën më të madhe të energjisë në Ekuador kanë rënë ndjeshëm .
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co