
Jasir Asanit do t’i duhet të bëjë mrekulli të tjera me të majtën e tij për të siguruar kalimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve të Azisë, pasi shorti i çerekfinaleve ka vënë Guangju të futbollistit shqiptar përballë një prej pretendentëve për trofeun.
Në fazën finale që do të zhvillohet në Arabinë Saudite, Guangju do të duhet të përballet në ndeshje me eliminim direkt me gjigandët sauditë të Al Hilal.
Kjo skuadër është kampione në fuqi e Arabisë Saudite dhe ka në gjirin e saj emra shumë të njohur të futbollit botëror.
Jasin Bunu, Kalidu Kulibali, Ruben Nevesh, Zhoao Kanselo, Sergei Milinkoviç-Saviç, Malkom e Aleksandar Mitroviç janë disa nga yjet e kësaj skuadre që drejtohet nga i mirënjohuri Zhorge Zhezus.
Padyshim do të jetë një kundërshtar i vështirë për t’u kaluar dhe do të duhet një mrekulli, por Guangju në debutimin e tij në këtë turne, ka treguar se mund të bëjë të tilla, sidomos nëse Asani vazhdon magjitë me të majtën e tij.
PANORAMASPORT.AL