
Jerome Boateng është gati të firmosë për Salernitanën. Mbrojtësi me pasaportë gjermane, i cili në karrierën e tij fitoi Kupën e Botës në 2014 dhe dy Champions League me Bayernin në 2013 dhe 2020, , mbërriti në Salerno në orët e drekës.
I shoqëruar nga agjenti i tij Tolga Dirican, menaxheri i ekipit Salvatore Avallone dhe zyrtari i shtypit Gianluca Lambiase, Boateng u shfaq i lumtur dhe i buzëqeshur, gati për të nisur aventurën e tij të parë në Itali.
Walter Sabatini beson në përvojën dhe karizmën e tij për të forcuar prapavijën e skuadrës së Filippo Inzaghi. Boateng ka provuar veten në kampionate të ndryshme si Bundesliga, Premier League dhe kampionati francez.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co