
TIRANE
Albi Nako dhe partnerja e tij, Dori, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre 6-vjeçare. Albi, me një ide romantike propozimi në emisionin ‘S’e Luan Topi’, i ulur në gjunjë, me një sfond me trëndafila ku shkruhej “Marry Me”, ka surprizuar Dorin!
Albi dhe Dori, e kanë mbajtur private marrëdhënien e tyre për një kohë të gjatë, por vendosën ta bëjnë publike gjatë eksperiencës së Albit shtëpinë e “BBVA 3”.
Dori dhe Albi nuk janë vetëm partnerë në jetë, por edhe në skenë, pasi të dy punojnë së bashku në akademinë e kërcimit që Albi drejton, por edhe në projektet e tjera që koreografi merr përsipër.
Dori është një emër i njohur që rrethin e balerinëve, duke u bërë e famshme edhe për këtë histori.
Në rrjetet sociale të të dyve, mungojnë postimet si çift, por shihet në çdo detaj bashkëpunimi i ngushtë që dyshja ka në karrierat e tyre.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co