“Do të kisha firmosur 10 herë për një organikë të tillë”, Ranokia: Interi i kompletuar, Juventusi në kaos

do te kisha firmosur 10 here per nje organike te tille ranokia interi i kompletuar juventusi ne kaos
do te kisha firmosur 10 here per nje organike te tille ranokia interi i kompletuar juventusi ne kaos

Andrea Ranokia thotë se Interi ka një skuadër të kompletuar dhe sigurisht që kandidate për titullin kampion. Pavarësisht barazimit në derbi, ish-kapiteni thotë se në fund do të triumfojnë.



“Do të kisha firmosur 10 herë për një organikë të tillë. Interi është skuadër e kompletuar dhe sigurisht që do të marrë frytet në fundin e sezonit. Inzagi ka shumë alternativa, por duhet të bënte më mirë pjesën e parë”, tha Ranokia. Ai gjithashtu foli edhe për Juventusin, ku tha se po kalon një moment shumë delikat.

“Sigurisht që duhet qartësi në këtë skuadër. Ka shumë kaos dhe duket se gjërat nuk po funksionojnë siç duhet në të gjitha aspektet”, përfundoi Ranokia.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →