Plisat do të jenë gati për ndeshjen e fundit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Tifogrupi nga Prishtina është pajisur me bileta sa i përket ndeshjes së fundit të grupit të kuqezinjëve në Ligën e Kombeve.
Shqipëria do të përballet në fillim me Cekinë dhe më pas me Ukrainën. E vetmja mënyrë sesi ekipi i Silvinjos mund të marrë vendin e parë, është që të arrijë dy fitore në dy ndeshjet e fundit. Misioni është i vështirë, por aspak i pamundur.
Sigurisht që vëmendja kryesore mbetet ajo kundër çekëve, në mënyrë që të luajmë shansin e fundit me Ukrainën. Të gjithë tifozët shqiptarë do të jenë të bashkuar, teksa mes tyre kemi edhe konfirmimin e Plisave. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news