“Do të iki të takoj djalin në Angli”- I zhdukur prej 9 ditësh, babai tregon bisedën e fundit me Leo Roçin: E kishte lënë të birin 6 muajsh! Ja itinerari që do të ndiqte

do te iki te takoj djalin ne angli i zhdukur prej 9 ditesh babai tregon biseden e fundit me leo rocin e kishte lene te birin 6 muajsh ja itinerari qe do te ndiqte































Babai i Leo Roçit, i zhdukur prej 9 ditësh, ka treguar komunikimin e fundit me të birin para se të humbnin kontaktet më 21 Maj.

4

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, babai i 34-vjeçarit ka deklaruar se i Leo i kishte thënë që do të shkonte në Angli tek djali dhe gruaja e tij, që jetonin në Britani.

34-vjeçari kishte pak kohë që ishte liruar nga qelia pasi kishte përfituar nga Amnistia Penale dhe do ishte drejt Anglisë tek djali, të cilin e kishte lënë 6 muajsh.

Babai i të riut tregoi itinerarin që do të ndiqte Leo Roçi për të mbërritur në destinacion.

“Është nisur nga Durrësi, tek dajat e tij dhe ka udhëtuar me autobus në Prishtinë më 19 Maj. Më tha që do iki të takoj djalin në Angli, e ka lënë 6 muajsh djalin dhe kur bisedonte në telefon i biri i thoshte ‘kur do të vish o babi’.

Të nesërmen ka marrë taksinë drejt kufirin serbo-kroat pasi do të shkonte në Francë dhe më pas në Angli.

Komunikimi me djalin është ndalur tek dogana e Kroacisë. Ai ka folur për herë të fundit me dajën e tij. Komunikimi 02:30 të datës 21 Maj.

E ka telefonuar daja i vet nga Zvicra, por nuk përgjigje. Për 15 orë telefoni ka qenë i ndezur, ne e shikonim.

Dy ditë është fikur telefoni, kur u ndez është përgjigjur një grua që fliste serbisht”, tha ai.

Leo Roci babai

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →