
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka thënë se vendi i tij do t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës.
Në një intervistë për agjencinë shtetërore turke të lajmeve AA, Maqedonci deklaroi se janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin “luftën e drejtë për liri” të Ukrainës.
Ai tha se ndihma, të cilën ai e quan modeste, është shumë e rëndësishme për Ukrainën në këtë fazë të vështirë të luftës së tyre për liri.
“Qeveria e Kosovës ka vendosur të ofrojë dy pako mbështetëse për Ukrainën.
Pakoja e parë do të dërgohet këtë javë për në Ukrainë dhe përbëhet nga kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake. Kurse pakoja e dytë që përbëhet nga predha mortajash 120, 81 dhe 60-milimetërshe, do të dërgohet gjithashtu së shpejti në Ukrainë”, theksoi Maqedonci.
Kujtojmë se që nga fillimi i agresionit rus, Kosova ka qenë në krah të Ukrainës, duke strehuar disa gazetarë ukrainas e duke iu bashkangjitur sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co