“Do ta mbulojmë hapësirën e lënë nga Musiala si grup”, Kompani: Interi i rrezikshëm, prisni gola

do ta mbulojme hapesiren e lene nga musiala si grup kompani interi i rrezikshem prisni gola
do ta mbulojme hapesiren e lene nga musiala si grup kompani interi i rrezikshem prisni gola

Trajneri i Bajern Mynih, Vinsent Kompani, ka dalë në zonën e prononcimeve në prag të duelit kundër Interit në Ligën e Kampioneve, aty ku bavarezët do presin zikaltrit sonte në mbrëmje, duke nisur nga ora 21:00 në “Allianz Arena”.



INTER – Ata janë një skuadër gjithmonë e rrezikshme, jo vetëm në kundërpërgjigje. Gjithashtu të mirë në prapavijë dhe në grupe. Shënojnë shumë gola sepse kanë lojtarë të mirë. Por ne e bëjmë gjithashtu këtë, priten gola”, tha trajneri belg.

GJENDJA E NOJER DHE KOMANIT – “Gjërat përparojnë çdo ditë. Shpresoj se ata do të kthehen për ndeshjen e dytë, por nuk dua të ushtroj shumë presion mbi ta. Nuk ka asnjë garanci. Të shohim se si do ecë procesi i rikuperimit dhe më pas do vendosim”.

MUNGESA E MUSIALËS – “Nuk mendoj se mund të them shumë paraprakisht për mënyrën se si do të reagojmë. Ne kemi luajtur tashmë pa Xhamalin. Mund të gjejmë zgjidhje, gjithashtu zgjidhje kreative që kemi në dispozicion. Për mua ka të bëjë me sonte. Nuk mund ta zëvendësojmë Xhamalin me talentin e tij, ndaj duhet t’i zgjidhim gjërat si kolektiv”, vijoi trajneri i Bajernit.

DËMTIMET – “Ne jemi duke parë përpara dhe duke supozuar se djemtë që luajnë sonte do të jenë në gjendje të performojnë dhe të marrin rezultatin e duhur. Nuk mund të harrojmë se futbollistët e disponueshëm kanë qenë të gjithë të përfshirë në udhëtimin tonë deri tani deri këtu ku jemi. Nuk dua të ankohem për gjërat. Nuk dua të ndryshoj qëllimet e mia sepse kemi lëndime. Mendimet e mia janë vetëm për atë që mund të ndodhë dhe të performojmë sa më mirë”.

PËRGATITJA – “Puna ndaj Interit ishte prioriteti ynë ditët e fundit. Jo vetëm për mua, por për të gjithë stafin stërvitor dhe lojtarët. Ne duhet të respektojmë se ka shumë për të thënë kur një legjendë e madhe si Tomas Myler komunikon se po largohet nga një klub. Kjo është e kuptueshme. Por roli im është stërvitja, që ne të marrim vendimet e duhura se kush luan dhe jo”, e mbylli Vinsent Kompani.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →