Të tjera detaje janë zbardhur nga skema e mashtrimit mes Elvis Kosovës dhe një shtetasi turk, të identifikuar si Yucehan Er me qëllim për të marrë një makinë luksoze “Audi” me vlerë rreth 200 mijë euro.
Shtetasi turk e ka pranuar skemën e mashtrimit dhe ka deklaruar se do të përfitonte 5 deri 10 mijë euro.
Mësohet se edhe pse shtetasi turk ka bërë kallëzim sikur ia kanë vjedhur automjetin në një hotel në Tiranë, automjeti ka qenë në Bërzhitë dhe më pas është dërguar në Prush.
Edhe pse ia kanë hequr GPS makinës, Audi ka pasur një GPS të dytë, për të cilin shtetasi turk dhe Elvis Kosova nuk kanë qenë në dijeni.
Sipas policisë, 39-vjeçari turk, Yucehan Er banues në Gjermani, ka marrë një automjet me qira, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ja kanë vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ja ka dhënë automjetin shtetasit Elvis Kosova dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi.
Pasi ka zbuluar skemën, policia thote se gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.
Në kërkim i shpall 20-vjeçari, pronari i baneses ku ishte parkuar makina.
NJOFTIMI I POLICISE
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.
Finalizohet operacioni policor i koduar “R 8”.
Bëri kallëzim të rremë, për qëllime përfitimi, për vjedhjen e një automjeti tip “Audi” të cilin e kishte marrë me qira në Gjermani, arrestohet autori i dyshuar.
Arrestohet gjithashtu 38-vjeçari që mori automjetin dhe shpallet në kërkim pronari i banesës ku u gjet i parkuar automjeti.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “R 8”.
Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. E., 39 vjeç, banues në Gjermani, dhe E. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit J. H., 20 vjeç, banues në Prush.
Shtetasi Y. E., ka marrë me qira një automjet tip “Audi”, në Gjermani, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ja kanë vjedhur në afërsit të një hoteli në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ja ka dhënë automjetin shtetasit E. K., dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi.
Gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.
Vijon puna për kapjen e shtetasit J. H., i cili kishte fshehur automjetin në oborrin e banesës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co