Djali i vogël është peng i terroristëve/ Ditëlindja e pestë në kthetrat e Hamasit

djali i vogel eshte peng i terroristeve ditelindja e peste ne kthetrat e hamasit

Ariel Bibas është një djalë gazmor që e do qenin e tij dhe është një fans i Batman. Por i vogli ndodhet në ferrin e Hamasit prej 303 ditësh, së bashku me vëllain e tij Kfir (1), mamin Shiri (33) dhe babin Yarden (34). Sot më 5 gusht ai mbush pesë vjet.

Terroristët vranë gjyshërit dhe qenin e tij

“Më thyhet zemra të mendoj për atë që Ariel kishte përjetuar në moshën e tij dhe që ne nuk mund ta përqafojmë sot”, thotë xhaxhai i tij Tomer Keshet për BILD. “Çfarë lloj njerëzish ishin këta që ishin të gatshëm t’ia bënin këtë atij dhe familjes së tij. Ata e rrëmbyen atë, vëllain e tij të vogël, prindërit e tij, vranë gjyshërit dhe madje vranë qenin e tij Tonto.

A e di Ariel që është ditëlindja e tij? A po merr mjaftueshëm për të ngrënë? A janë nëna dhe vëllai i tij me të? A është ende gjallë? Kaq shumë pyetje. Dhe askush nuk mund t’i përgjigjet. Përveç terroristëve të Hamasit.

Si të gjithë banorët e Kibbutz Nir Oz, familja Bibas u befasua nga sulmi i terroristëve të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar. Ata arritën t’u dërgonin një mesazh të afërmve të tyre atë mëngjes – gjithçka ishte në rregull me ta. Më pas u ndërprenë kontaktet me familjen.

“Të nesërmen pashë këto foto të tmerrshme të Shirit me dy fëmijët e saj Ariel dhe Kfir që u publikuan nga Hamasi ”, thotë xhaxhai Tomer Keshet.

Capture1
Capture1

“Pashë fytyrën e frikësuar të Shirit duke shtrënguar djemtë e saj. Këto regjistrime më ndjekin edhe sot e kësaj dite. Nuk ishte Shiri të cilën e njoh, është gjithmonë e buzëqeshur dhe është një person pozitiv.”

Që nga ajo ditë, familjarët nuk e kanë ditur se çfarë ka ndodhur me familjen e rrëmbyer. Muaj më vonë, Hamasi publikoi një video që tregonte babanë e Arielit, Yarden. Mes lotësh thotë se i kanë vdekur gruaja dhe fëmijët.

Por ka dyshime të mëdha nëse babai, i cili mesa duket u nda menjëherë nga familja, di ndonjë gjë për fatin e të dashurve të tij. Ose u detyrua të bënte këto deklarata nga Hamasi.

Capture
Capture

“Ne do të mblidhemi sot dhe do të ndezim pesë qirinj për Arielin dhe shpresojmë se do të jetë ditëlindja e tij e fundit në robëri,” tha xhaxhai i tij.

Për nipin e saj çdo ditë mendon edhe gjyshja e Arielit, Pninan Bibas. Ajo publikoi një letër zemërthyese drejtuar Arielit në gazetën britanike Dailymail. Aty thuhet: “çdo ditë ëndërroj momentin kur do të jemi sërish bashkë. Imagjinoj emocionet, lotët dhe përqafimet. Të shoh ‘Gjyshe Nini!’! Shoh Kfirin e vogël përpara meje, i cili ndoshta as nuk më njeh më, duke më buzëqeshur me një buzëqeshje të madhe.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →