Djali i madh i Donald Trump, Donald Trump Jr., ndërsa postoi një foto të Trump në rrjetin social X me fytyrë të gjakosur dhe me grushtin lart, përpara një flamuri amerikan, shkruante se “ai nuk do të ndalojë kurrë së luftuari për të shpëtuar Amerikën”.

Guvernatori i Dakotës së Veriut Doug Burgum, senatori i Floridës, Marco Rubio dhe senatori i Ohajos JD Vance, tre emrat në listën e ngushtë të Trump për nënpresident, nxorën me shpejtësi deklarata duke shprehur shqetësimin për ish-presidentin.
Guvernatori demokrat i Pensilvanisë Josh Shapiro, në një deklaratë në X shkruante se ishte informuar mbi situatën dhe se policia e këtij shteti ishte në gatishmëri në vendin e tubimit.
“Dhuna e drejtuar ndaj çdo partie politike apo udhëheqësi politik është absolutisht e papranueshme. Nuk ka vend në Pensilvani apo në Shtetet e Bashkuara”, shprehej ai.
Shërbimi Sekret tha në një deklaratë se “ish-presidenti ishte jashtë rrezikut për jetën” dhe se çështja tashmë ishte nën hetim aktiv.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co