
Manchester United-i nuk po gjen qetësi as me ardhjen e trajnerit Ruben Amorim. “Djajtë e kuq” janë zhdukur në mjegullën e Wolverhampton-it, duke marrë një tjetër humbje në këtë sezon. Skuadra angleze është mposhtur me shifrat 2-0 nga Wolves-i.
Ishte Cunha ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 58 të takimit me një gol që erdhi direkt nga goditja e këndit. Kjo është hera e dytë brenda një jave që Manchester United pëson gol nga një pozicion i tillë. Ndërkohë, goditja e fundit erdhi në minutën e 98, kur Hwang-u vulosi shifrat në 2-0. Me këtë humbje “djajtë e kuq” renditen në vendin e 14 në Premier League, me 22 pikë të grumbulluara gjithsej./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news