Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me Ditën Përkujtimore të Holokaustit.
Në një postim në rrjetet sociale, ai është shprehur se në këtë ditë reflektohet mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit.
Kreu i shtetit tha se ndihej krenar për vlerat e shqiptarëve që nuk bëri kompromis as për jetën e tij në mbrojtje të humanizmit.
“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit.
Krenar per vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.
Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit”, shkroi presidenti.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co