
Presidenti Bajram Begaj, në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, u shpreh se po jetojmë në një botë të trazuar ku konfliktet përbëjnë rrezik serioz për sigurinë.
Kreu i Shtetit shprehet se zhvillimet e fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt.
“Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës”, theksoi Begaj, duke shtuar se duhet të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes e të ruajmë kulturën e mbrojtjes së saj.
“Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore.
Zhvillimet më të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt. Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës. Luftërat që nuk i zgjodhëm, na kanë dhënë mësime të vyera.
Le të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes e të ruajmë kulturën e mbrojtjes së saj. Bota ka nevojë për të!”, shkruan Begaj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co