
Shpëtim Idrizi, në fjalën që ka mbajtur sot në Kuvend në Dita kundër gjenocidit në Çamëri, ka pasur një mesazh edhe për kryeministrin grek Mitsotakis.
“80 vite nga 1944 ku u masakruan e shpërngulën banorët e Çamërisë.
Genocidi nuk ka moshë. Unë dhe kolegët e mi jemi këtu për të thënë se memoria enjë kombi është më e madhe se ajo e një njeriu. Thuhet se një popull që harron, vdes. Ne e kemi sfiduar harresën. Nuk fajësojmë popullin grek por politikën e kohës dhe qëndrimin e sotëm.
Askush nuk mund të shkelë mbi të drejtën e jetës, kanë 80 vite që shkelin mbi jetët tona të humbura dhe deklarojnë se çështja çame nuk është çështje.
E çuditshme se si Greqia kriminelët i shpall heronj dhe u ngre përmendore.
Jam këtu për ti dhënë zë mijëra viktimave që nuk flasin dot më.
Mos e kini frikë Çamërinë po bashkohuni për drejtësi e paqe. Shqipëtarët nuk kanë frikë ta thonë rrugëve të Europës së Çamëria është Shqipëri.
Meqë Mitsotaqis na kujtoi dje fjalën që “si do biesh në gjumë nashtu do ngrihesh”, dua i kujtoj “Uji fle hasmi nuk fle”. Nuk duhet të flemë për ligjin e luftës”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co