Dita e grave/ Protesta e rrallë e kryefamiljares nga Thumana para bashkisë së Krujës: I kam shkuar 100 herë kryetarit në zyrë, por…

dita e grave protesta e rralle e kryefamiljares nga thumana para bashkise se krujes i kam shkuar 100 here kryetarit ne zyre por
dita e grave protesta e rralle e kryefamiljares nga thumana para bashkise se krujes i kam shkuar 100 here kryetarit ne zyre por

Milena Nikolli nga Kodër Thumana ka vendosur që sot në ditën e gruas të zhvillojë një protestë mjaft të rrallë në llojin e saj. Ajo ka që paraditen e sotme që është vendosur përpara shkalleve te Bashkisë Krujë dhe thotë që është e vendosur të vetëflijohet këtu nëse problemit të saj nuk i jepet zgjidhje.

Konkretisht Milena, kryefamiljare e një familje prej 7 personash prej një viti banon ne banesën e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 e cila është cilësuar nga ekspertet si Ds4, pra banesë me rrezikshmëri të lartë e cila ka nevojë për rikonstruksion të thelluar.

Dhe pse ajo prej afro dy vitesh ka aplikuar dhe ka paraqitur te gjithë dokumentacionin e rregullt asnjë mase nuk është marrë për t’i kaluar asaj grandin prej 34 milion lekësh të vjetra me të cilat duhet të ri konstruktojë banesën.

Ajo shprehet se i është drejtuar bashkisë mbi 100 herë dhe asnjëherë te vetme kryetari nuk ka pranuar të takoje por ka qene sekretari i Bashkisë, ai që i ka thëne Onjes qe bashkia nuk ka lekë që t’i kalojë grandin. Ajo është ankuar në ministri e cila i ka thënë që problemi është në bashki. Ajo shprehet se është e vendosur te vijoje protestën e saj deri sa problemit t’i gjendet një zgjidhje, pasi rrezikon jetën duke jetuar në atë banesë.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →