Janë zbardhur diskutimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit ditën e sotme, ku një nga temat kryesore të diskutimit ka qenë protesta e 20 shkurtit.
Deputeti Bujar Leskaj është shprehur se duhet një mbledhje më e gjatë për të bërë një analizë të situatës mes demokratëve, ndërsa shtoi se duhet të parashtrohen idetë për Kodin Zgjedhor, pasi ka problem me mungesën e koalicioneve parazgjedhore sipas gazetarit Osman Stafa.
Ai ka shtuar se nuk duhet të hiqet dorë nga listat e hapura si edhe procesi i primareve.
“Kryefjalë është protesta e datës 20. Jam dakord te fokusohet puna për pjesëmarrjen. Por na duhet mbledhje me e gjate për një analizë. Faktor te brendshëm ndihmues janë fuqitë dhe mundësitë. Duhet te shohim faktorët pengues dhe dobësitë. Të dimë thellë ku kemi problemet. Jemi para zgjedhjeve dhe duhet te kemi strategji dhe program të qartë.
Programi i PD ; Ne departamentet e PD po bëhet punë shumë e mirë dhe kjo duhet përcjellë te qytetarët. Duhet t’i themi shqip identë që kemi për Kodin Zgjedhor, kemi problem mungesën e koalicioneve parazgjedhore. Nuk duhet të heqim dorë nga listat e hapura dhe primaret.Nëse e bëjmë kalojmë në dekurajim në masë të madhe. Në statut fraksionet le të krijohen, të kenë përfaqësimin e tyre.
Mbledhja e grupit është shumë e rëndësishme dhe shpresëplotë për të ardhmen, por mbi të gjitha ka rëndësi puna edhe në bazë te demokratët. Duhet ta shohim njëri-tjetrin me shumë dashuri. Kemi objeksion të përbashkët, duhet parë formë e re organizimi por më parë na duhet analiza”, tha Leskaj.
Nga ana tjetër Paloka është shprehur se pas protestës së 20 shkurtit do të ketë një tjetër mbledhje për të përcaktuar strategjinë e demokratëve me synim fitoren në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
“Pas 20 shkurtit do mblidhemi prapë dhe do përcaktojmë bashkë strategjinë tonë me në fokus fitoren e zgjedhjeve 2025”, tha Paloka.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co