Disfata ndaj Liverpulit, Enrike: Futbolli është i padrejtë, fitojmë në “Anfield”

disfata ndaj liverpulit enrike futbolli eshte i padrejte fitojme ne anfield
disfata ndaj liverpulit enrike futbolli eshte i padrejte fitojme ne anfield

Luis Enrike e ka të vështirë ta besojë sesi e humbi një ndeshje pas një dominimi të tillë. Por loja që prodhoi skuadra e tij në Paris i jep shpresë trajnerit spanjoll për ndeshjen e kthimit në “Anfield” dhe ai e di që i ka të gjitha asetet për të regjistruar një fitore në Mersejsajd.



“Ndjenjat e mia tani janë të vështira. Ne e merituam të fitonim, pastër. Është një nga ndeshjet më të mira në Ligën e Kampioneve që kemi bërë këtë sezon dhe vitin e kaluar. Kur mendon se portieri Alison ishte lojtari i tyre më i mirë tregon shumë.

Futbolli është i padrejtë, por ne jemi gati për Liverpulin në ‘Anfield’ dhe nuk kemi asgjë për të humbur. Liverpuli është skuadra më e mirë në Europë. Sot ata krijuan maksimumi një ose dy raste dhe ne krijuam shumë. Ne kemi një shans të fundit dhe do të mendojmë për këtë në një mënyrë pozitive. Do t’ia dalim”.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →