Familja e Liridona Ademajt kanë dalë me një deklaratë publike, për të treguar se këtë javë Prokurori ka mbyllur procesin e marrjes në pyetje të të dyshuarit për vrasjen e Liridonës, ish-bashkëshortit Naim Murseli.
Në deklaratën e publikuar nga vëllai i viktimës, thuhet se familja ka marrë pjesë në intervistim përmes avokatit dhe se për të respektuar sekretin hetimor dhe procedurën penale, nuk do të flasin në lidhje me detajet e procesit.
Familja Ademaj theksojnë se janë të kënaqur me mënyrën se si Prokuroria e ka organizuar intervistimin dhe se kanë besim të plotë në institucionin e Prokurorisë.
“Përshëndetje,
këtë javë prokurorja e rastit sëbashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë.
Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe proceduren penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve.
Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të.
Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.
Me respekt,
Familja Ademaj”, shkruhet në postim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co