
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë sot takim për të diskutuar lidhur me çështjen e dinarit.
Ky është takimi i katërt me radhë për këtë çështje.
Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në fillim të javës ka njoftuar se do të presë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh për të diskutuar për “zgjidhjen” lidhur me dinarin.
Lajçak ka takuar fillimisht përfaqësuesin e Serbisë Petkoviç, ndërsa takimi i tyre sapo ka mbaruar.
Pas takimit me Petkoviçin, Lajçak do të takohet veçmas edhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Më pas do të ketë takim trepalësh.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co