
Dinamo fitoi minimalisht 1-0 ndaj Teutës në ndeshjen e kampionatit të luajtur në “Air Albania”. Durrsakët fituan penallti në minutën e 33-të pas një kontakti Smaçi-Daja. Portieri Sali ndali Peposhin, por 11-metërshi u përsërit pasi pati hyrje të lojtarëve në zonë.
Gjithsesi, Sali u kthye sërish në protagonist, pasi e neutralizoi përsëri sferën. Në pjesën e dytë, skuadrat u treguan të kujdesshme, për shkak të frikës nga pësimi i golit. Dinamo ia doli falë golit të Denisson në fund. Me këtë rezultat, dinamovitët janë në vendin e katërt me 42 pikë. Teuta është në vendin e shtatë me 34 pikë.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co