
Gjyqtari i antikorrupsionit Florian Kalaja, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur rreth botimit të tij më të fundit “Dilemat Kushtetuese III”.
Ai u ndal te çështja e dënimeve fikse në Kodin tonë Penal, duke u shprehur se ka 4 dispozita që dënohen vetëm me burgim të përjetshëm.
Kalaja shpjegoi se dënimet fikse janë të papajtueshme me Kushtetutën, teksa theksoi se Gjykata Kushtetuese i ka shpallur dënimet fikse antikushtetuese, por sërish nuk ka pasur veprim nga Kuvendi për ndryshimin e rrethanës.
“Një çështje konkrete që kam trajtuar në gjykatën e Apelit është çështja e dënimeve fikse në Kodin tonë Penal, bëhet fjalë për burgimin e përjetshëm. Ne kemi 4 dispozita që dënohen vetëm me burgim të përjetshëm, rrëmbimi me pasojë vdekje, shtrëngimi për marrjen e pasurisë me pasojë vdekje, kryengritjen dhe vepra penale të grupeve kriminale ku parashikohet vetëm dënimi me burg të përjetshëm.
Dënimet fikse janë të papajtueshme me Kushtetutën. Të gjithë e dinë që GJK i ka shpallur dënimet fikse antikushtetuese, por sërish nuk kemi veprim nga Kuvendi për ndryshimin e kësaj rrethane në sistem. Kjo është konstatuar si problematikë përballë jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese. Ne nuk e ndalojmë as heqjen e dënimit përjetë për bashkëpunëtorët e drejtësisë apriori, edhe pse kjo është një figurë e pranuar në Kodin Penal”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co