Askush nuk do të thoshte se Patrik Hillie ka qenë dikur futbollist. 60- vjeçari është katandisur në një gjendje të mjereshme, duke jetuar si i pastrehë dhe me vështirësi në të folur.
Ai u tërhoq nga futbolli rreth njëzet vjet më parë, pasi ndau dhomën e zhveshjes edhe me një legjendë të futbollit gjerman si Lothar Mateus.
Flokë të thinjur, mjekër e bardhë, shikim i lodhur dhe aftësi e kufizuar për të komunikuar. Sot ai jeton në rrugët e Lajpcigut. qyteti ku dikur veshi fanellën e Lokomotive Lajpcig. Sipas asaj që dihet, Hillie është në këtë gjendje prej tre vitesh, mes abuzimit me alkoolin.
Megjithatë, ish-tifozët e tij nuk e harruan dhe pasi zbuluan kushtet e tij të jetesës, ata u mobilizuan për ta ndihmuar, duke nisur një grumbullim fondesh në platformën “gofundme”, me qëllimin fillestar – të arrihet në shifrën prej 10 mijë eurosh.
PANORAMASPORT.AL