Për një vit, Tirana do të ketë drejtimin e Presidencës së Rrjetit më të madh të qyteteve ballkanike, B-40.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një intervistë në “Tirana Live” në ABC foli për digjitalizimit dhe mundësitë e punësimit. Ai shpjegoi se Tirana tashmë ofron shumë mundësi për të rinjtë dhe se roli kryesor i kryeqytetit është për të udhëhequr qytetet e tjera të Ballkanit.
“Duhet të fokusohemi tek punët që paguhen mirë, pa pasur nevojë të shkosh me gomone jashtë. Punët e të ardhmes sot janë punët digjitale. Sot ke mundësi që të lëvizësh jashtë edhe me udhëtime me kosto të ulëta. Kemi vënë fokus tek teknologjitë e reja. Tirana ofron hapësira të jashtëzakonshme për këtë transformim. Unë besoj që qytetet janë hapësira më ideale për këtë laborator.
Sot është shumë e rëndësishme që Tirana si pjesë europiane e Shqipërisë ka një rol për të udhëhequr edhe qytete të tjera të Ballkanit. Është kthyer në një platformë ku qytete edhe më të vjetra vijnë për të mësuar. Përvojat e Tiranës janë të gjitha mundësi të jashtëzakonshme për të treguar që ne shqiptarët kur e ndajmë mendjen të punojnë nuk ka gjë që na ndal. Ne duhet të shohim përpara dhe jo mbrapa”, ka thënë Veliaj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co