MEMALIAJ – Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Memaliaj.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për Balkanweb se mjeti është përfshirë nga zjarri, ndërsa ka qenë i parkuar në afërsi të banesës së pronarit që e disponon.
Në vendngjarje ka mbëritur një automjet zjarrfikës me grupin e efektivëve, duke shuar flakët, ndërsa makina është dëmtuar.

Dyshohet që shkak i zjarrit të jetë një shkëndijë në sistemin elektrik të makinës./Balkanweb/
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co