Dhuna në ndeshjen Erzeni U21-Partizani U21, dy lojtarë përfundojnë në spital

dhuna ne ndeshjen erzeni u21 partizani u21 dy lojtare perfundojne ne spital
dhuna ne ndeshjen erzeni u21 partizani u21 dy lojtare perfundojne ne spital

Dhuna u ul “këmbëkryq” sërish në futbollin shqiptar, teksa sot në  kampionatin U-21, në ndeshjen mes Erzenit dhe Partizanit, në stadiumin “Tofik Jashari” pati përleshje fizike mes lojtarëve të të dy skuadrave. Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë me dije se 2 futbollistë të ekipit të kuq kanë përfunduar në spital. Policia sqaron opinionin publik se organizatorët nuk njoftuan për këtë takim.

Njoftimi:

Shijak

Rreth orës 14:00, në fushën sportive “Tofik Jashari”, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.

Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.

Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →