Dha tendera për mikun e tij/ “Zbutje të masës së sigurisë”, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish- kreut të ARRSH-së Evis Berberit

dha tendera per mikun e tij zbutje te mases se sigurise apeli i gjkko rrezon kerkesen e ish kreut te arrsh se evis berberit
dha tendera per mikun e tij zbutje te mases se sigurise apeli i gjkko rrezon kerkesen e ish kreut te arrsh se evis berberit

Apeli i Posaçëm rrëzoi sërish kërkesën e ish kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi për ndryshim të masës së sigurisë.

Berberi kërkoi masë më të lehtë se ajo e “arrestit në burg”, kërkesë e cila nuk u mor parasysh nga gjyqtarja Saida Dollani.

Ish kreu i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 16 mars të këtij viti. Bashkë me të në pranga u vendos edhe Valter Begaj edhe Ervis Lami.

Ky i fundit u la i lirë pak kohë më parë nga shkalla e parë, por Apeli i Posaçëm e riktheu sërish në qeli, pas ankimimit të vendimit të GJKKO nga Prokuroria e Posaçme.

Nga hetimet e organit të akuzës rezultoi se Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Eficencën e Energjisë por edhe në krye të ARRSH dha gjashtë tendera për kompaninë e ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

Dy biznesmenët Lami dhe Begaj dyshohet se në bashkëpunim me Berberin , kanë bërë shitje fiktive të kompanisë së ish kreut të ARRSH dhe veprime të tjera fiktive duke bërë të mundur fshehjen e veprës penale të korrupsionit.

Hetimi i SPAK tregon se përfitim ka qenë rreth 2.2 milionë euro që u investuan nga kompania “DAAM” shpk, në pasuri të paluajtshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →