
Të tjera detaje janë zbuluar nga të shtënat me armë zjarri në afërsi të kandidatit për president të SHBA, Donald Trump.
Mediat amerikane shkruajnë se ish-presidenti Donald Trump nuk u lëndua, pasi të shtënat u qëlluan pranë fushës së tij të golfit në rezidencën e tij në Florida të dielën, tha në një deklaratë zëdhënësi i fushatës së Trump.
Personi përgjegjës për të shtënat nuk është identifikuar. Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, tha Shërbimi Sekret. “Ish presidenti është i sigurt. Hetimet vazhdojnë. Së shpejti do të kemi më shumë detaje”, tha agjencia e shërbimit sekret.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co