Donald Trump ka bërë rrëfimin e tij të parë të detajuar të asaj që përjetoi të dielën gjatë asaj që FBI ka thënë se “duket si një atentat në tentativë ndaj ish-presidentit”, pasi autoritetet zbuluan detaje të reja rreth incidentit në klubin e tij të golfit në West Palm Beach.
Trump tha se ai ishte duke luajtur golf me miqtë, duke përfshirë biznesmenin Steve Witkoff, kur dëgjoi të shtëna armësh.
“Gjithçka ishte e bukur, vend i këndshëm për të qenë, dhe papritur dëgjuam të shtëna në ajër. Ndoshta katër ose pesë dhe dukeshin si plumba. Shërbimi Sekret e kuptoi menjëherë se ishin plumba”, i tha Trump personalitetit të kriptomonedhës Farokh Sarmad gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në X.
Trump falënderoi Shërbimin Sekret, duke thënë se menjëherë pasi u dëgjuan të shtënat, “u futëm në karroca dhe ecëm shumë mirë. Unë isha me një agjent dhe agjenti bëri një punë fantastike, nuk kishte asnjë dyshim që ne ishim jashtë rrezikut”.
“Shërbimi sekret bëri një punë të shkëlqyer, të gjithë bënë një punë të shkëlqyer”, tha ai më vonë.
Trump tha se të shtënat ishin zhurma e armës së agjenti që qëllonte drejt tytës ë një arme që ai kishte parë, pas shkurreve, në fushën e golfit, ndërsa atentatori nuk arriti të qëllonte.
Rrëfimi i Trump përputhej gjerësisht me atë që thanë autoritetet të hënën.
Ronald Rowe Jr, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Sekret të SHBA-së, tha më herët se i armatosuri, i dyshuar Ryan Wesley Routh nuk realizoi asnjë të shtënë, por një agjent e shkarkoi armën në drejtim të tij pasi vuri re një pushkë që dilte nga shkurret drejt fushës së golfit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co