Detaje të tjera për ekzekutimin e pilotit rus dezertor në Spanjë. Si u tradhtua nga ish-e dashura, mesazhi që lanë vrasësit dhe paralajmërimi i një grupi për…

detaje te tjera per ekzekutimin e pilotit rus dezertor ne spanje si u tradhtua nga ish e dashura mesazhi qe lane vrasesit dhe paralajmerimi i nje grupi per

Detaje të reja dalin në dritë mbi ekzekutimin e pilotit rus Maxim Kuzminov, i cili u gjet i vdekur në një parking nëntokësor në Spanjë, ku ishte strehuar pas dezertimit në Ukrainë. Sipas gazetës spanjolle “Informacion”, në vendin e ekzekutimit u gjetën plumba të prodhimit rus me qëllim që t’u dërgonin mesazh dezertorëve të tjerë se Rusia mund t’i gjejë kudo.

“Edhe pse kalibri apo marka e saktë e municionit nuk është bërë e ditur, fakti që plumbat ishin të prodhimit rus konfirmon dyshimin se i vdekuri nuk është 33-vjeçari ukrainas i identifikuar në dokumentet e gjetura tek ai, por piloti rus 28-vjeçar, Kuzminov”, thuhet në botim.

“Burimet policore vlerësojnë se vrasësit e kanë përdorur këtë municion në mënyrë që të mos ketë dyshim se urdhri për ekzekutimin është dhënë nga Rusia dhe ishte rezultat i dezertimit të tij”, shtoi botimi spanjoll.

Çfarë e tradhtoi?

Media të tjera spanjolle raportuan se ajo që tradhtoi identitetin e pilotit 28-vjeçar ishte ftesa që ai i dërgoi ish-partneres për ta vizituar në vendbanimin e ri. “Ne e dimë se ai kishte telefonuar ish-in e tij në Spanjë dhe më pas u gjet i vdekur.

Kjo telefonatë mund të jetë përgjuar nga shërbimet e inteligjencës ruse”, thuhet në raport. Kuzminov u qëllua për vdekje me gjashtë plumba pas një ndjekjeje në parkingun e dytë nëntokësor. Një makinë e cila konsiderohet se është përdorur si mjet ikjeje është gjetur e djegur pak larg nga zona e ekzekutimit. Teoria që po shqyrtojnë autoritetet spanjolle është se vrasësit e 28-vjeçarit ishin xhelatët që me siguri janë larguar nga vendi.

Sipas Daily Mail, oficerët e forcave speciale ruse Spetsnaz ishin shfaqur në një kanal rus duke përshkruar se atyre u ishte dhënë një urdhër i qartë për të neutralizuar Kuzminov. “Ne u urdhëruam të vrisnim Kuzminov. Realizimi i tij është çështje kohe. Do ta gjejmë dhe do ta ndëshkojmë për tradhtinë e vëllezërve tanë. Ai thjesht nuk do të jetojë”, tha në atë kohë rusja “Spetsnaz”.

Dezertimi i Kuzminov në Ukrainë u prezantua vitin e kaluar si një sukses i madh për Kievin. Piloti rus, i cili nuk ishte dakord me pushtimin e Ukrainës, dezertoi në forcat ukrainase, duke marrë me vete helikopterin Mi-8 , pilot i të cilit ishte ai. Autoritetet ukrainase kishin njoftuar në atë kohë se dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit të helikopterit, të cilët nuk ishin në dijeni të qëllimeve të tij, “u vranë pas uljes”.

Afas
Afas
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →