Jurgen Klinsmann nuk është më trajner i Koresë së Jugut. Dështimi në Kupën e Azisë ka sjellë faturën te “timonieri” gjerman, i cili drejtoi këtë përfaqësuese për 17 ndeshje.
Komiteti i ekipit kombëtar të Federatës së Futbollit të Koresë u takua një javë pas humbjes 2-0 ndaj Jordanisë në gjysmëfinale, për të marrë kështu vendimin për largimin e teknikut.
“Ne kemi arritur një konsensus që Klinsmann nuk mund të ushtrojë udhëheqjen e tij si trajner i ekipit kombëtar për arsye të ndryshme dhe se një ndryshim në skuadër është i nevojshëm,” tha Hwangbo Kwan, pjesëtar i komitetit. Jurgen Klinsmann tashmë do të kërkojë një skuadër të re dhe alternativat janë të shumta. Më parë, ai ka ka qenë trajner i USA dhe Herthës së Berlinit.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co