Dëshmia e Vlora Hysenit/ PS kërkon mbledhje pa media, Salianji: Doni të rrini si lakuriqë nate, nuk ia hidhni dot nga errësira

deshmia e vlora hysenit ps kerkon mbledhje pa media salianji doni te rrini si lakuriqe nate nuk ia hidhni dot nga erresira
deshmia e vlora hysenit ps kerkon mbledhje pa media salianji doni te rrini si lakuriqe nate nuk ia hidhni dot nga erresira

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Posaçëm Hetimor për TIMS.

Sot pritet dëshmia e drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, e cila mbledhjen e kaluar nuk u paraqit për shkak të agjendës.

Socialistët kërkuan që dëshmia e Hysenit para komisionit të TIMS të zhvillohet pa praninë e medias, propozim i cili u kundërshtua nga kreu i komisionit Hetimor, Ervin Salianji. Ky i fundit iu drejtua socialistëve se duan t’i zhvillojnë mbledhjet në errësirë, duke theksuar me batutë se dritës i druhet vetëm lakuriqi i natës.

Debatet

Ervin Salianji: Propozimi im është që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura.

Toni Gogu: Kërkesa juaj duhet të kalojë në votim. Nuk ka kërkesa të reja procedurale.

Ervin Salianji: Mbledhja propozoj të bëhet me dyer të hapura. Lakuriqi i natës nga drita verbohet dhe del vetëm në errësirë. Unë e kam bezdi të rri si lakuriq nate, të heqim dritën, të mbyllemi këtu dhe ju mendoni se do t’ia hidhni. Nuk ia hidhni dot. Dëshmitarët vijnë dhe ia kalojnë topin njëri-tjetrit si xhonglera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →