
Po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS.
Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni ka kërkuar që dëshmia e saj të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Ajo ka deklaruar se në mbledhje duhet të marrin pjesë vetëm deputetët që kanë certifikatë sigurie.
Vlora Hyseni: Si drejtoreshë e SHISH, njoh dhe vlerësoj detyrimin Kushtetues për raportin në Kuvendin e Shqipërisë, dhe rolin jetik të komisioneve në sigurimin e transparencës dhe të llogaridhënies. SHISH në asnjë rast nuk i është shmangur raportimit përpara Komisionit të Kuvendit. I nderuar z.kryetar lidhur me objektin e raportimit të sotëm kërkoj seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe praninë e deputetëve me certifikimin e duhur. SHISH siguron informacione të domosdoshme për problematikat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe raportimet në tillë të mbrohen burimet e klasifikuara.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co