Francë-Portugali është sfida e dyë çerekfinale, e cila do të zhvillohet ditën e premte në Hamburg. Kjo mund të cilësohet sfida e dytë më e fortë për nga rëndësia, pas finales së parakohshme që do të luhet mes Spanjës dhe Gjermanisë. Franca ende nuk ka bindur mjaftueshëm, ose aq sa për të justifikuar pritshmëritë e prag evropianit, ku shihej si skuadra favorite në linjën e parë, bashkë me Anglinë. Shkaku kryesor duket se është bërë vështirësia e skuadrës së Didier Deschamps për të realizuar. Ende asnjë gol nga aksioni, është ky problemi kryesor tek “gjelat”. Për këtë temë ka folur edhe trajneri francez, Deschamps.
“Nuk është kjo filozofia ime, patjetër që unë dua që lojtarët të luajnë duke shfrytëzuar në maksimum aftësistë e tyre, nëse kjo do të bëjë që ne të jemi skuadër më pak sulmuese, kjo nuk përbën aspak problem”, theksoi trajneri, duke kërkuar të “zbusë” kritikat në drejtim të skuadrës së tij, pikërisht për aspektin e lojës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co