Derbi i kryeqytetit, Partizani-Dinamo, pritet të vendosë jo pak mbi fatet e dy ekipeve këtë sezon. Trajneri Dritan Mehmeti nuk preferon të flas për favoritë, pasi në një sfidë derbi mund të ndodhë gjithçka. Mehmeti është i bindur se gara është e hapur deri në fund, ndërsa në lidhje me kontratën e tij ai theksoi se i ka përmbushur të gjithë objektivat:
“Vetë pozicioni në tabelën e renditjes jo vetëm në “Final 4”, por edhe për poshtë, ka ngarkesë për ne si skuadër dhe të tjerat, që kanë nevojë për pikë. Më komode është vetëm Egnatia. Këto 5 javë do të jenë mjaft të luftuara.
Nuk derbi nuk ka favoritë, e ka treguar hitoria dhe statistikat. Është i paparashikueshëm, ka emocione të veçanta, luan rol aspekti spikologjik, mënyra si lojtarët menaxhojnë këto 90 minuta. Jemi në një pikë të veçantë të sezonit, ku ka nevojë për pikë.
Partizani ka ndryshuar shumë, sidomos për organikën, që e ka të pasur, me lojtarë cilësorë. Është i plotësuar në të gjithë repartet. I ka dhënë tonin futbollit shqiptar. Partizani ka elementë shumë të mirë, fakti që kam qenë pjesë e tij nuk është plus për ne. Të imponon shumë respekt.
Kemi bërë një marrëveshje me presidentin që skuadra të jetë në Superiore. Kemi dhe një objektiv tjetër që të evitojmë “play-out”-in dhe këtu kontrata ime është e përfunduar. Për më tepër do të jetë plus për ne si staf dhe për presidentin, që e meriton, sepse ka investuar shumë.
Lojtarët e Partizanit dinë të menaxhojnë situatat, dinë të ngrihen, kur vijnë nga vështirësitë. Duhet të bëjmë maksimumin, sepse kemi arritur deri këtu me punë dhe sakrifica të mëdha. Do të japim më të mirën në fushën e Partizanit.
Fusha? Do të më pëlqente të luanim në “Air Albania”, sepse fusha e stadiumit të Partizanit është sintetike. Për të dyja skuadrat do të ishte më mirë, kam frikën se mund të na dëmtohen lojtarët. Është vendosur dhe jemi para një fakti. Do të bëjmë maksimumin, pa nxjerrë justifikime”.
Dinamo City mban vendin e 4-t në renditje, 2 pikë pas Partizanit të vendit të tretë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co