
Trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone ka folur për mediat para derbit kundër Realit të Madridit sonte në mbrëmje.
Argjentinasi është shfaqur në humor, teksa nuk i ka kursyer batutat me gazetarët. I anatemuar shpesh për futbollin arkaik të ekipit të tij, Simeone e ka mbajtur batutën: “Po do të shkojmë në ‘Bernabeu’ me autobus”. Trajneri i Atletikos ka folur edhe për tema të tjera, si arbitrat apo sulmet e Realit të Madridit.
GJYQTARI NËN PRESION – “Nuk po mendoj se si do të reagojë arbitri. Nuk dua të shqetësohem për këtë. Unë mendoj se si do të reagojmë ne në fushë, për atë çfarë do të bëjmë kundër një rivali me individualitete të mëdha”.
DEKLARATA E REALIT – “Unë jam i fokusuar te ndeshja. E di se ju si gazetarë keni nevojë për më shumë përgjigje për këto polemika që lindin gjatë ndeshjeve të rëndësishme, por unë jam i fokusuar te ndeshja”
AUTOBUSI – (Qesh) “Është e thjeshtë, ne do të shkojmë me autobus me vete në ‘Bernabeu”.
ATLETIKO DHE RRJETET SOCIALE – “Unë jam si Ançeloti, do shoh TV”.
UDHËZIMET PËR DERBIN – “Ne nuk kemi folur gjatë për këtë, kemi vendosur t’i lëmë lojtarët të rikuperohen mirë. Pastaj nuk është se ka shumë për të thënë. Dimë thuajse gjithçka për ta. Por ne duam të fitojmë”.
PANORAMASPORT.AL