Me Inzaghi-n në stol, Juve nuk është më një “bishë e zezë” për Inter, në nëntë përballje ndërmjet tyre, Inzaghi ka fituar 4, barazuar 3 dhe humbur vetëm 2 ndeshje. Ajo që shqetëson ambientin është fakti që Inzaghi nuk ka fituar kurrë në “San Siro”. Në dy vitet e fundit në Serie A, Inter nuk ka fituar kurrë në shtëpi përballë Juves, por tifozët besojnë shumë se ky është momenti i duhur.

Pengesë në këtë pikë duket pikërisht Allegri, një trajner ekspert kur bëhet fjalë për derbin e Italisë. Ky është derbi i tij i 22-të, vetëm Trapattoni ka zhvilluar më shumë. Në 21 përballje me Inter, Allegri ka fituar 8, ka barazuar 7 dhe ka humbur 6 ndeshje. Edhe në përballjet kokë më kokë me Inzaghi-n, Allegri ka numra më të mirë. Në 18 ndeshje ka fituar 9, barazuar 3 dhe ka humbur 6.

Të dielën në “San Siro”, Inter dhe Juve përballen për herë të 248 në derbin e Italisë, në të gjithë kompeticionet: 112 fitore Juve, 75 fitore Inter dhe 60 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Edhe nëse i referohemi vetëm përballjeve në Serie A, Juventus është superior me 87 fitore, 48 Inter dhe 46 ndeshje kanë përfunduar në barazim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co