Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në më pak se dy muaj, në platformën “Deputeti që duam” janë regjistruar 392 kandidatë, duke shtuar se ata vijnë nga brenda PS, por jo vetëm.
Kreu i qeverisë paralajmëroi një skuadër të re të shoqërisë shqiptare në fushëbetejën e pranverës së ardhshme për Shqipërinë 2030.
“Bashkë për një Parti Socialiste të rienergjizuar fuqishëm, si një fuqi e re udhëheqëse drejt majës së Bashkimit Europian në vitin 2030”, shkruan ai.
Postimi:
FALEMINDERIT ATYRE QË KANË TROKITUR dhe BUJRUM KUJTDO QË DO TË TROKASË
DERA ËSHTË E HAPUR
*Platforma Deputeti qe Duam, ka mikpritur në më pak se 2 muaj 392 kandidatë, nga brenda e jashtë vendit dhe nga brenda e jashtë partisë natyrisht, për një skuadër të re të shoqërisë shqiptare në fushëbetejën e pranverës së ardhshme për SHQIPËRINË2030 dhe për një Parti Socialiste të rienergjizuar fuqishëm, si një fuqi e re udhëheqëse drejt majës së Bashkimit Europian në vitin 2030
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co