Denoncimi i presidentit të La Liga-s, Guardiola injoron Tebasin: Do presim, pastaj flasim

denoncimi i presidentit te la liga s guardiola injoron tebasin do presim pastaj flasim
denoncimi i presidentit te la liga s guardiola injoron tebasin do presim pastaj flasim

Një Pep Guardiola i mërzitur, përsëri ti të njëjtën përgjigje me një fjalë ndaj pyetjeve mbi Havier Tebasin, pasi kreu i La Ligës konfirmoi se ata kanë denoncuar Mançester Sitin në Komisionin Europian për sponsorizimet e dyshimta përmes kompanive të lidhura me pronarët e tyre.



Trajneri i Sitit u pyet për ankesat e Tebasit përpara ndeshjes së Kupës FA kundër Plajmuthit, ndërsa katalanasi u përgjigj i bezdisur: “Tjetër”, pasi dëgjoi emrin e Tebasit në një pyetje. Ndërsa gazetarët këmbëngulnin, përgjigjja e tij ishte përsëri: “Tjetër!”.

Kur u pyet nëse ishte e lodhshme që financat e Sitit vazhdonin të fryheshin, Guardiola u përgjigj me një “tjetër” të tretë. Megjithatë, trajneri dha një përgjigje kur u pyet për gjyqin e Premier Ligës ndaj tyre, i cili pritet të ketë një vendim këtë muaj.

“Ne do të presim dhe më pas do të flasim”. Ai i bëri thirrje skuadrës së tij që të mos e marrë lehtë kundërshtarin e sotëm, Plajmuthin, të cilët eliminuan Liverpulin në raundin e 1/16- ave: “Ata nuk janë të panjohur nëse je në gjendje që të mundësh skuadrën më të mirë të vendit këtë sezon, Liverpulin. Ata shkuan të pamposhtur gjithashtu në Brentford dhe nuk janë të panjohur”.

Ai e ka nisur rifreskimin e skuadrës me blerjet që ka bërë në janar, por nuk përjashton nga e ardhmja e ekipit as lojtarët që janë mbi 30-vjeç, të cilët i vlerëson se mund të japin ende në sukseset në “Etihad”: “Ka futbollistë të cilët janë mbi 30 vjeç, por ata janë pjesë e të ardhmes së kësaj skuadre. Përveç Kevinit, i cili është në skadencë kontrate dhe De Bryjne, për të cilin klubi do të vendosë për të ardhmen e tij, kushdo që ka një kontratë për vitin e ardhshëm, unë pres që të jetë këtu. Ata do të në ndihmojnë. Sezonin e ardhshëm do të kemi shumë ndeshje. Ne nuk mund ta bëjmë këtë vetëm me lojtarët e rinj. Ata duhet të jenë në gjendje që të na ndihmojnë dhe të jenë pjesë e sezonit tonë”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →