Policia e Tiranës ka finalizuar një seri operacionesh, ku në fokus janë krimet kibernetike. Pas hekurave ra Endri Xhaferri, 22 vjeç, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Amsterdam”.
I riu akuzohet se krijonte profile virtuale të falsifikuara në rrjetet sociale të krijuara nga ana e tij, dhe iu kërkonte shuma monetare qytetarëve të ndryshëm.
“Finalizimi i operacionit policor të koduar “R 13” gjatë të cilit është arrestuar shtetasi Endri Xhaferri, 22 vjeç, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Amsterdam”, i cili nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet sociale të krijuara nga ana e tij, me fotografi, gjeneralitetet dhe përshkrime denigruese të personave të dëmtuar, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve kërkonte nga personat e dëmtuar shumën prej 1000 euro.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co