Dëmtohet dhe Lukas Vaskez, Reali pa mbrojtje kundër Sitit

demtohet dhe lukas vaskez reali pa mbrojtje kunder sitit
demtohet dhe lukas vaskez reali pa mbrojtje kunder sitit

Një tjetër pengesë dëmtimi për Realin e Madridit, me linjën e mbrojtjes që kthehet në qendër të vëmendjes.



Me Karvahal, Militao, Alaba dhe Rydiger jashtë, tani është Lukas Vaskez ai që nuk do të jetë nën urdhrat e Ançelotit për një kohë, duke përfshirë dhe takimin e së martës në Ligën e Kampioneve kundër Mançester Sitit. Trajneri italian do të ketë pesë mungesa ndaj Sitit dhe të pestë janë mbrojtës. Pas analizave të bëra dje nga Lukas Vaskez ai është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në këmbën e majtë. Ai nuk do të përfshihet në skuadër për ndeshjen në Mançester. Reali i Madridit ka pësuar 36 dëmtime deri më tani këtë sezon, 26 prej tyre muskulare dhe 10 traumatike. Drama në mbrojtjen e Madridit është e tmerrshme dhe e vendos Ançelotin në një problem të madh, i cili tani është praktikisht pa burime për të ndërtuar një “mur” Trajneri ka humbur dy mbrojtësit e djathtë dhe tre qendërmbrojtësit.

Pra, tani ai ka vetëm tre mbrojtës të ekipit të parë në dispozicion: dy mbrojtës të majtë, Mendi dhe Fran Garsia dhe një qendërmbrojtës që nuk është në planet e tij, Vajeho. E tillë është drama për ndeshjen e parë kundër Sitit, saqë mbrojtja e Madridit në “Etihad” pothuajse me siguri do të përbëhet nga dy mesfushorë (Valverde dhe Tçuameni, njëri në krahun e djathtë dhe tjetri në qendër), një lojtar i ri (Asensio) dhe Fran Garsia ose Mendi në të majtë. Lukas Vaskez ka qenë në limite për javë të tëra, duke vuajtur nga shqetësimi i muskujve që e kanë penguar atë të luajë disa ndeshje si masë paraprake në këtë sezon. Për këtë arsye, Ançeloti nuk ishte në gjendje të aktivizonte mbrojtësin e krahut kundër Vajadolidit më 25 janar dhe gjithashtu kundër Leganes në Kupë të mërkurën e kaluar. Në të dyja rastet u vendos që të mos rrezikohej me të për shkak të këtyre problemeve të vogla fizike. Megjithatë, dëmtimi më në fund ka ardhur dhe Lukas do të duhet të ndalet, duke pritur për të parë se sa kohë do ta mbajë jashtë. Kjo është hera e dytë që ai pëson një dëmtim në këtë sezon, pas atij që pësoi më 9 nëntor, që e mbajti jashtë fushës për 17 ditë.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →