Dëmtimi e pengon, mesfushori i Juventusit do të mungojë ndaj Al-Ain

demtimi e pengon mesfushori i juventusit do te mungoje ndaj al ain

Mesfushori i Juventusit, Manuel Lokateli, mund të mos jetë në dispozicion për ndeshjen e parë të skuadrës në Botërorin për Klube, e planifikuar në orën 3 të mëngjesit mes të mërkurës dhe të enjtes.

Lokateli është detyruar të mungojë në dy ndeshjet e fundit të kombëtares italiane kundër Norvegjisë dhe Moldavisë për shkak të një dhimbjeje në kyçin e këmbës. Ky problem mund ta detyrojë Lokatelin të mungojë ndaj Al-Ain në ndeshjen hapëse të Botërorit për Klube, ndërsa gjendja e tij do të monitorohet me kujdes edhe për sfidën e së dielës kundër Kazablankës.demtimi e pengon mesfushori i juventusit do te mungoje ndaj al ain

Më optimiste duket situata për ndeshjen e rëndësishme të grupit G ndaj Mançester Sitit, që pritet të vendosë renditjen në krye të grupit dhe që do të luhet më 26 qershor.

PANORAMASPORT.AL

The post Dëmtimi e pengon, mesfushori i Juventusit do të mungojë ndaj Al-Ain appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →