Dëmtimi/ Asgjë serioze për Gjimshitin, por mbrojtësi nuk do t’i bashkohet Kombëtares për ndeshjet e Ligës së Kombeve

demtimi asgje serioze per gjimshitin por mbrojtesi nuk do ti bashkohet kombetares per ndeshjet e liges se kombeve
demtimi asgje serioze per gjimshitin por mbrojtesi nuk do ti bashkohet kombetares per ndeshjet e liges se kombeve

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Atalantës, Berat Gjimshiti u dëmtua dje në ndeshjen kundër Udinezes dhe doli nga fusha në minutën e 25-të të sfidës. 



Pas një përplasjeje me Thauvin, ai u rrëzua në tokë dhe më pas trajneri u detyrua të bëjë zëvendësimin.

Pas kontrolleve të kryera u zbulua se nuk ka frakturë në këmbë por ai nuk do të vijë në Shqipëri dhe ti bashkohet Kombëtares për ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën.

Gjimshiti do të qëndrojë në Zingoni për tu rikuperuar sa më shpejt.

PANORAMASPORT.Al

dsaadmin

Learn More →