Dëmtimet e lojtarëve/ Ankohen Siti dhe Arsenali, por rekordin e mban Totenhemi

demtimet e lojtareve ankohen siti dhe arsenali por rekordin e mban totenhemi

Pep Guardiola dhe Mikel Arteta janë ankuar shpesh për problemet e dëmtimeve këtë sezon, por rivalët për titull, Mançester Siti dhe Arsenali, janë në të vërtetë më mirë se pesë klube të Premier Ligës deri më tani, zbulojnë shifrat e fundit. “Qytetarët”, të cilët po kërkojnë të fitonë titullin e pestë radhazi të Premier Ligës, renditen pesë pikë prapa kryesuesve të kampionatit, Liverpulit, pas një fillimi relativisht të ngadaltë.



guardiola arteta

Ndërsa Arsenali e sheh veten nëntë pikë larg kreut. Kampionët e Premier Ligës kanë qenë pa fituesin e “Topit të Artë”, Rodri, i cili do ta humbasë sezonin për shkak të një dëmtimi në gju. Ndërsa Martin Odegard ka munguar për Arsenalin për rreth dy muaj për shkak të një problemi në kavilje.

demtimet e lojtareve ankohen siti dhe arsenali por rekordin e mban totenhemi

Duke pretenduar se kriza aktuale e lëndimeve të Sitit është më e keqja me të cilën ai është përballur gjatë karrierës së tij menaxheriale, Guardiola pretendoi se ekipi i tij ishte në telashe në tetor. Ndërkohë, Arteta u ankua për makthin e dëmtimeve të Arsenalit pas barazimit të vështirë 1-1 të “Topçinjve” me Çelsin në fillim të këtij muaji.

E megjithatë, ndërkohë që të dy skuadrat janë prekur padyshim nga problemet e dëmtimeve, të dhënat tregojnë se Siti dhe Arsenali qëndrojnë jashtë pesëshes së parë kur bëhet fjalë për skuadrat e prekura nga problemet e disponueshmërisë së lojtarëve. Sipas “Premier Injuries”, i cili gjurmoi sesi klubet janë prekur nga numri i përgjithshëm i dëmtimeve që i bëjnë lojtarët të humbin të paktën një ndeshje këtë sezon, Totenhemi është prekur më shumë se çdo ekip tjetër. Ange Postekoglu ka qenë pa 13 lojtarë për të paktën një ndeshje këtë sezon, duke përfshirë kapitenin Son Heungmin, Miki van de Ven, Dominik Solanke dhe Riçarlison.

Pas Totenhemit gjenden Brajtoni dhe Ipsuiçi, të cilët kanë qenë secili pa një mori lojtarësh për një ndeshje ose më shumë, ndërsa Aston Vila dhe Kristal Palasi vijnë më pas me 11 lojtarë. Edhe pse pesë skuadra qëndrojnë më lart se ata në klasifikim, Siti dhe Arsenali, klubet që pasojnë me 10 lojtarë që kanë munguar për të paktën një ndeshje, do të ndjejnë se vuajtjet e tyre janë të justifikuara, duke pasur parasysh se kryesuesit kampionatit, Liverpuli ka pësuar vetëm shtatë dëmtime në të njëjtën periudhë.

Siti aktualisht është pa Oskar Bob, Ruben Diaz, Xhon Stons, Mateus Nunjesh, Manuel Akanzhi, Fill Foden, Xhek Grilish, Zheremi Doku dhe Natan Ake. Ndërkohë që lista e dëmtimeve të Arsenalit i lë ata të tetët në renditje, me lojtarë si Ben Uajt, Rahim Sterling, Bukajo Saka, Deklan Rajs, Takehiro Tomijasu, Rikardo Kalafiori, Leandro Trosard dhe Kieran Tirnej, të cilët janë të regjistruar aktualisht si të padisponueshëm.

Klubi në pozitat më të shëndetshme është Uest Hemi, i cili pavarësisht se ka përjetuar një fillim të vështirë të sezonit sa i përket rezultateve nën drejtimin e Julen Lopeteguit, ka humbur vetëm dy lojtarë deri më tani.

lojtaret

Mançester Junajtid, i cili kryesoi tabelën sezonin e kaluar me gjithsej 45 lojtarë që munguan për shkak të dëmtimit nën drejtimin e Erik ten Hagut, ka humbur vetëm shtatë lojtarë deri tani, përpara ndeshjes së parë të Ruben Amorimit në krye të klubit. Trajneri portugez ka marrë lajmin e mirë përpara debutimit të tij kundër Ipsuiçit, pasi Shou dhe Joro u stërvitën në seancën e tij të parë: të dy ishin të dëmtuar që nga fillimi i sezonit.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO  – PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →