Trajneri i Bolognas, Thiago Motta, ka humbur shërbimet e një prej lojtarëve që kanë spikatur këtë sezon. Edicioni i LeWis Ferguson ka përfunduar para kohe, dëmtimi i gjurit të djathtë është i rëndë dhe do ta detyrojë mesfushorin të operohet.
E keqja nuk mbaron këtu, pasi lojtari skocez humbet edhe “trenin” për Kampionatin Evropian në Gjermani, ku përfaqësuesja e tij është në një grup me Zvicrën, Hungarinë dhe Panzerat, që janë vendi pritës. 24-vjeçari Ferguson ka luajtur 31 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar 3 assiste. Më parë, ai ka kontribuar për Aberdeen.
Le condizioni di #Ferguson ⤵️#WeAreOne
— Bologna FC 1909 (@Bolognafc1909) April 15, 2024
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co