Fushata zgjedhore e Kamala Harris ka thënë se ka mbledhur 200 milionë dollarë në javën e parë që kur ajo u bë kandidate për Shtëpinë e Bardhë, edhe pse ende jo zyrtarisht.
Zëvendës menaxheri i fushatës së nënpresidentit të SHBA, Rob Flaherty tha se 66% e fondeve u mblodhën nga donatorë të rinj, ndërsa fushata ka regjistruar 170,000 vullnetarë të rinj.
Presidenti amerikan Joe Biden , 81 vjeç, u tërhoq nga gara të dielën e kaluar mes kritikave rreth moshës dhe shëndetit të tij pas një sërë gafash dhe një debati të dobët kundër Donald Trump në fund të qershorit.
Biden, i cili është zotuar të shërbejë si president deri në fund të mandatit të tij, ka mbështetur Harris për zgjedhjet e nëntorit kundër ish-presidentit Trump.
Ajo ka siguruar mbështetjen nga shumica e delegatëve në Konventën Kombëtare Demokratike, duke siguruar që ajo të bëhet kandidatja e partisë për presidente.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co