Del Piero: Vlahoviç nuk është çështje te Juvja, por duhet të zgjohet

del piero vlahovic nuk eshte ceshtje te juvja por duhet te zgjohet
del piero vlahovic nuk eshte ceshtje te juvja por duhet te zgjohet

Dushan Vlahoviç nuk është më një titullar i padiskutueshëm te Juventusi dhe këtë gjë e provojnë edhe sfidat e fundit të cilat i ka nisur të gjitha nga stoli. 



Vendin e tij në krye të sulmit e ka marrë Kolo Muani që po bën mjaft mirë, ndërsa për këtë situatë ka një koment edhe Del Piero, i cili megjithatë nuk mendon se te “Zonja”, Vlahoviç të jetë kthyer në një çështje. Sipas tij, sulmuesi serb është thjesht duke kaluar një periudhë të vështirë, por në rast se kjo gjendje vazhdon shumë, atëherë duhet të gjendet sesbën një zgjidhje.

“Juvja kishte nevojë për Kolo Muaninë, ky është gur themeli i vërtetë i gjithçkaje. Jo vetëm për golat, por edhe për llojin e lojtarit, pak më ndryshe nga Vlahoviç dhe me karakteristika të ndryshme. Pastaj duhet të shohim dhe të shpresojmë që pjesa tjetër e ekipit të përfitojë nga kjo. Në ndeshjen e fundit në kampionat ai shënoi dy gola”.

VLAHOVIÇ- “Reflektimi im është se Juventusi nuk ka një problem Vlahoviç, është një problem fals. Ai ka luajtur një numër të madh ndeshjes dhe ka qenë nën presion, prandaj mund të kaloj një moment jo pozitiv. Ai është një lojtar me një peshë më të madhe se vitet e kaluara. Momentalisht është shumë në hije dhe te Juvja gjithçka vlen dyfish. Pavarësisht fjalëve të Motës, ndjesia, nga shifrat dhe pamja, është e një lojtari që po shkon në rënie. Le të shpresojmë për një reagim, nuk i di planet e klubit, por diçka duhet bërë”, tha ndër të tjera legjenda bardhezi Alesandro Del Piero.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →