Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian “eEuro 2024”

dejvi shkembi do te perfaqesoje shqiperine ne kualifikueset e kampionatit europian eeuro 2024
dejvi shkembi do te perfaqesoje shqiperine ne kualifikueset e kampionatit europian eeuro 2024

Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian “eEuro 2024” për lojërat elektronike, që organizohet nga UEFA në bashkëpunim me kompaninë “EA Sport”.

Regjistrimet ishin të hapura deri më datë 13 janar 2024 dhe në total kishin aplikuar mbi 180 persona, ndërsa të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë e fitoi Dejvi Shkëmbi.

Gjatë prezantimit ai u shpreh i lumtur dhe krenar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin e lojrave elektronike “eEuro 2024”.

Në turneu e lojrave elektronike do të marrin pjesë 51 ekipe Kombëtare, teksa UEFA ka përcaktuar edhe ndarjen e grupeve. Në total janë shtatë grupe dhe Shqipëria është pozicionuar në grupin C së bashku me Italinë, Poloninë, Maltën, Letoninë, Slloveninë dhe Luksemburgun.

Dejvi Shkëmbi i cili përfaqëson Shqipërinë, në fazën e kualifikueseve do të zhvillojë në total gjashtë ndeshje dhe mundësia e vetme për të kaluar në finale është për ta mbyllur në vendin e parë.

Në fazën finale do të kalojnë vetëm tetë ekipe që do të luftojnë për çmimet që UEFA ka vënë në dispozicion për këtë turne.

Ndeshjet e fazës së grupeve do të luhen online më datë 16 dhe 17 mars dhe në muajt në vazhdim do të zhvillohet edhe faza finale e Kampionatit Europian për lojërat elektronike “eEuro 2024”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →